Historiku

29. November. 2015 - 00:00

Universteti Ndërkombëtar në Strugë është institucion i lartë arsimor, i akredituar nga Ministria për Arsim dhe Shkencë e R.Maqedonisë. Në kuadër të universitetit jane akredituar këto fakultete: Fakulteti i Shkencave ekonomike, Fakulteti i shkencave Juridike, Fakulteti i Teknologjisë Informative dhe Fakulteti i Shkencave Politike.  

Në vitin akademik 2007/2008 filluam si “Euro College” dhe gjatë vitit 2008, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Republikën e Maqedonisë fituam akreditim për dy institute të reja, Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik që sollën edhe nevojën dhe ishin arsyeja themelore për ndryshimin e emrit  në “ Universitet Ndërkombëtar në Strugë”.

Të motivuar nga përkrahja e shumë institucioneve të huaja dhe të vendit, vazhduam të bëjmë hapa të sigurtë pa dallim nga gjithë vështirësitë  sepse ne kemi një vision dhe mision të qartë për rrugën drejt suksesit dhe zhvillimit akademiko-shkencor. Morrëm mbështetje nga Universiteti Britanez “Kensington College of Business”, nga grupacioni i njohur New Grade, nga qendra kërkimore European Business Competence Licence (EBCL) dhe British Business Group detyra e së cilës është kuptimi i standardeve të veçanta industriale. Për ne, domethënie të madhe kishte edhe përkrahja nga Kolegji i Londrës “London City College ” me të cilët vazhdon edhe më tej bashkëpunimi.

Sot ,UNS  është universiteti i parë privat në Ballkan që formalisht u pranua si anëtare e plotëfuqishme e Asociacionit Evropian të Universiteteve-EUA. Pranimi i një universiteti në EUA është një ndër  mirënjohjet më të mëdha që mund të fitohen dhe që vërtetojnë angazhimin e madh profesional dhe akademik të UNS-së në zhvillimin e arsimit te lartë jo vetëm ne R.Maqedonisë por edhe në më gjërë.

 


History