Ekonomi dhe Biznes

11. December. 2015 - 00:00

Programi Ekonomi dhe Biznes ofron njohuri të gjëra në fushën e administrimit të biznesit dhe ekonomisë në tërësi, si në aspektin teorik, ashtu dhe në aplikimin praktik. Matematika përdoret si mjet kyç në analizën dhe interpretimin e të dhënave. Gjithashtu, komunikimi efektiv dhe metodat moderne të mësimdhënies i kanë bërë studentët të vetëdijshëm për nevojën e inovacioneve të reja në zgjidhjen e problemeve të  biznesit,  të mbështetur në kërkesat e konsumatorëve dhe objektivat e biznesit.

Për realizimin e programit të këtij departamenti është angazhuar një kuadër  akademik  nga fusha e ekonomisë ,i përgatitur për të trajtuar problematika në suaza jo vetëm të tregut të brendshëm por edhe ndërkombëtar. Studimet e programit  të ciklit të parë, në departamentin e “Administrim Biznesit”  zgjasin tre (3) vite.Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve,studenti do të marrë diplomë për  kryerjen e studimeve trevjeçare të ciklit të parë (i diplomuar në fushën e Ekonomisë dhe Biznesit).

Qëllimet :

  • Përmes zhvillimit të ligjëratave dhe ushtrimeve synohet që studentët të marrin njohuritë elementare  për themelet e biznesit dhe të sigurojnë një kuptim të gjerë rreth biznesit në përgjithësi;

  • Studentët mësojnë si të aplikojnë  modele të përshtatshme të biznesit në situatat e vendimmarrjes dhe të aplikojnë arsyetimin etik në situata të biznesit;

  • Prezantimi i studenteve me parimet themelore të fushës së biznesit gjithashtu ofron një bazë efektive të punës në ekip.

 

Objektivat :

  • Studentët pajisen me njohuri të plota rreth teorive të biznesit , modeleve dhe zbatimin e tyre ne treg;

  • Të njihen në  veçanti me udhëheqjen, sipërmarrjen dhe analizën e problemeve të biznesit dhe theksimin e mundësive;

  • Ofrimi i bazës për përgatitje të gjerë në çfarëdo shteg të karrierës që një student mund të zgjedhë, si dhe sigurimin e një përgatitjeje solide për studime pasuniversitare në këtë fushë dhe të tjera të ngjashme.

 

 


Economy and Business