SHKENCAT KOMPJUTERIKE

21. December. 2015 - 00:00

Drejtimi i Shkencave Kompjuterike ofron themele të forta për një karrierë të bazuar në industri. Aplikimi i metodave të avancuara në procesin e mësimdhënies dhe ndërlidhja e vazhdueshme midis teorisë dhe praktikës, i përgatit studentët për zgjidhjen e problemeve komplekse. Ky program ofron njohuri themelore dhe të avancuara lidhur me sfidat teknologjike.

Studimet e programit bachelor, në departamentin e Shkencave Kompjuterike zgjasin gjashtë semestra, ku studenti duhet të realizojë 180 kredi për t’u kualifikuar me gradën akademike ‘Bachelor në Shkencat Kompjuterike’. 

 

Qëllimet :

-       Aftësimi i studentëve në projekte shkencore individuale apo në grup;

-       Aftësimi i studentëve në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve softwerike;

-       Aftësimi i studentëve me njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike dhe aplikimi i tyre në jetën reale.

-       Kualifikimi dhe përgatitja e studentëve për karrierë konkurruese në tregun global.

 

Objektivat :

-       Paisja e studentëve me njohuritë dhe konceptet themelore në fushen  e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe me njohuri të avancuara në: aplikimin dhe zhvillimin e web-it, sistemet e informacionit dhe menaxhimin e tyre, sistemet e shpërndara, dizajnimin dhe implementimin e rrjetave kompjuterike, data bazë, inxhinjerinë softuerike e të tjera.

-       Ofrimi i praktikave për shfrytëzimin e sistemeve kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit në jetën e përditshme dhe më tej.

-       Ofrimi i mundësive për të shkëmbyer përvoja ndërkombëtare dhe përditësimi i vazhdueshëm lidhur me zhvillimet në fushat e lartëpërmendura.

Computer Science