Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

04. December. 2015 - 00:00

Për realizimin e programit të këtij departamenti është angazhuar një kuadër  akademik  nga fusha e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare , i përgatitur për të trajtuar problematika në suaza ndërkombëtare.

Studimet e programit  të ciklit të parë, në departamentin e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, zgjasin tre (3) vite.Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve,studenti do të marrë diplomë për  kryerjen e studimeve trevjeçare të ciklit të parë (i diplomuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare).

Qëllimet

  1. Qëllimi i kësaj fushe studimi është që ti ofrojë studentëve mundësinë e një këndvështrimi të përgjithshëm mbi modelet dhe institucionet që u prinë marrëdhënieve ndërkombëtare.

  2. Studentet duhet të njihen me analizën e hollësishme të procesit të krijimit të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

  3. Studimi i zanafillës së diplomacisë dhe zhvillimit të saj bashkëkohor.

  4. Gjeopolitika moderne  e shteteve si dhe qasja e shteteve ndaj globalizimit masiv .

  5. Përkufizimi  i instrumentave dhe mjeteve juridike të cilat duhet të përdoren për të negociuar gjatë marrëveshjeve të ndryshme midis shteteve/institucioneve/organizatave.

  6. Angazhimi  i studentëve në raste studimore rreth risive dhe intervenimeve të politikave të jashtme  në proceset e kolaborimit  të shteteve.

 

Objektivat

  • Të diplomuarit, në fund të studimeve në ciklin e parë të marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të arrijnë të klasifikojnë  tipet e organizatave ndërkombëtare.

  • Të jenë të  aftë të kuptojnë se, në thelb të çdo marrëdhenie ndërkombëtare qëndron bashkëpunimi.

  • Të  jenë skeptikë  ne lidhje me zhvillimin e historikut të  diplomacisë dhe  të kenë njohuri të përgjithëshme lidhur me problematikat nacionale dhe internacionale.

  • Të kenë akumuluar informacionin e duhur në lidhje me legjislacionet ndërkombëtare si dhe të kenë nje  kornizë  precize të protokollit diplomatik.

  • Të implementojnë  opinionet e tyre lidhur me format dhe nivelet e bashkëpunimit duke elaboruar raste të ndryshme shkencore lidhur me shkallën e zhvillimit të shoqërisë,institucioneve dhe politikave të ndryshme.

 


Diplomacy