Studimet Bachelor në UNS

30. November. 2015 - 00:00

Një vit akademik në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë është i ndarë në 2 semestra. Secili prej tyre është i përbërë nga 14 javë mësimi, në kudër të të cilave jane parashikuar dy javë për kologiume, i pari dhe i dyti. Provimi final për lëndët e semsetrit dimëror realizohen në afatin e shkurtit kurse për lëndët e semestrit veror në afatin e qërshorit.

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë  zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit.

Universitetin Ndërkombëtar në Strugë ofron programe studimi bachelor në shumë fusha. Ato jane hartuar me synim që t’u mundesojnë studentëve edukim me cilësi të lartë dhe fleksibilitet. Studentët që përfundojnë studimet bachelor fitojnë njohuri në menaxhim biznesi, administrim, financa, kontabilitet, banka, taksa, drejtësi, sociologji, shkenca politike, teknologji informative, programim, web design, rrjeta kompjuterike, baza të dhënash e të tjera.

 

Detyrimet akademike për studentin


Frekuentimi i procesit mësimor (leksione, kolokiume, leksion/seminare,) në programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor, është i detyrueshëm në masën 60% (gjashtëdhjetë). Ky frekuentim është parakusht për t’u futur në provimet përfundimtare.

 

Diplomimi

    Në përfundim të gjashtë semestrave të ciklit bachelor studenti do të marrë titullin përkatës në kuadër të fakultetit në të cilin ka studijuar:

  • Jurist i diplomuar
  • Ekonomist i diplomuar
  • Politikolog i diplomuar
  • Inxhinier i diplomuar në shkencat kompjuterike

Bachelor