Administratë Publike

04. December. 2015 - 00:00

Studentët e diplomuar në drejtimin e administratës publike, në kuadër të Fakultetit Juridik,  do të marrin njohuri në fusha të tjera shkencore si: drejtësi, histori, ekonomi dhe njëkohësisht do të marrin njohuri të zgjëruara nga fusha e së drejtës administrative dhe administratës publike.

Për realizimin e programit të këtij departamenti është angazhuar një kuadër  akademik  nga fusha kushtetuese-administrative.

Studimet e programit  të ciklit të parë, në drejtimin e administratës publike zgjasin tre (3) vite.Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë diplomë për  kryerjen e studimeve trevjeçare të ciklit të parë ( jurist i diplomuar në fushën e administratës publike) .

 

Qëllimet

  • Përgatitja e studentëve për ndërtim karriere në sektorin publik, joqeveritar dhe privat;
  • Zhvillimi i kompetencave dhe menaxhimi  me institucionet publike, hulumtuese, analizim të politikave publike, menaxhimin me resurset njerëzore, me organizatat jofitimprurëse;
  • Krijimi i një gjenerate të re administratorësh kompetentë dhe profesionistë që do t’u përgjigjen sfidave evropiane integruese;
  • Aftësimi gjatë përgatitjes së studimeve në fushën e politikave zbatuese në ekonomi, menaxhment dhe gjyqësi, si dhe zhvillimin e kulturës së veprimit në praktikë dhe teori;
  • Zbatimi i komunikimit bashkëkohor institucional nëpërmjet teknologjive të reja;
  • Nxitja e mendimit kritik mbi konceptet krahasuese në administratën publike, me theks të veçantë mbi komponentët historikë, socio-ekonomikë dhe shoqërorë të administratës.

 

Objektivat

-  Angazhimi i studentëve në projektet hulumtuese  u ofron mundësinë që të familjarizojnë veten me çështjet e përditshme, si dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kuptuar qasjet dhe zgjidhjen e problemeve të tilla.

- Punësimi tipik, përfshirë ambasadat dhe konsullatat e akredituara në shtete të ndryshme, Ambasadorë dhe staf i ambasadës në vende të ndryshme, Institucionet e Bashkimit Evropian, dhe Kombeve të Bashkuara, Administratë publike, Institucionet e nivelit qëndror (Qeveri, Presidencë dhe Parlament), këshillime mbi administrimin publik, Organizata të ndryshme ndërkombëtare, Analist të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe atyre Evropiane, e të tjera.

-  Punëdhënësit presin nga të diplomuarit që të ofrojnë jo vetëm njohuri dhe ekspertizë në një fushë, por edhe shkathtësi të fuqishme personale të cilat u nevojiten për të qenë sa më efektiv për institucionin ku ata punojnë dhe veprojnë.

 


Public Administration