Kriminalistikë dhe detektiv

30. November. 2015 - 00:00

 

Ky program nënkupton zgjërimin dhe thellimin gjegjësisht diferenciminin e arsimimit të lartë në kuadër të studimeve për drejtësi. Për realizimin e programit është angazhuar një kuadër akademik adekuat.

Studimet e programit studimor të ciklit të parë kriminalistikë dhe detective zgjasin tri (3) vjet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë diplomë për mbarimin e studimeve trivjeçare të ciklit të parë: i diplomuar në fushën e kriminalistikës .

Qëllimet:

  • Të fitojnë njohuri themelore lidhur me konceptet dhe çështjet kryesore në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Të zhvillojnë aftësi për përdorimin e terminologjisë përkatëse  si dhe koncepteve përkatëse në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Të identifikojnë dhe analizojnë probleme në lidhshmëri me kriminalistikën dhe sigurinë.
  • Të jenë në gjendje të analizojnë në mënyrë kritike kuptime lidhur me kriminalistikën dhe sigurinë.
  • Të fitojnë aftësi dhe njohuri të veçanta me rëndësi praktike për karrierën e tyre të mëtejshme në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Të zgjedhin dhe të aplikojnë kornizë adekuate nga lëmi përkatës gjatë zgjidhjes së problemeve duke përdorur teknikat përkatëse.
  • T’i integrojnë njohuritë e akumuluara në organizatë në funksion të sjelljes së vendimeve.
  • T’i bartin në mënyrë efikase zgjidhjet dhe njohuritë.
  • T’i zhvillojnë aftësitë personale të komunikimit, hulumtimit dhe analizës të cilat nevojiten për punësimin e studentëve të diplomuar nga ky program.
  • Të zhvillohet mësim multilingual përmes promovimit të dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor.

 

 

Objektivat

  • Të kenë njohuri themelore për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
  • Të kenë njohuri të hollësishme për objektin e studimit dhe kuptimet specifike të teknikës dhe taktikës kriminalistike.
  • Të kenë mendimin e vetë kritik.
  • Të jenë të aftë të analizojnë dhe hulumtojnë ngjarje relevante për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
  • Të fitojnë aftësi të caktuara nga teknika dhe taktika kriminalistike të nevojshme për karrierën e tyre të mëtejshme.
  • Të jenë të aftë të prezantojnë rezultate nga hulumtimet, të punojnë në ekip dhe të marrin pjesë në debat.
  • Të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike nga jeta reale.

 

 


Criminalistics and Detective