Jurisprudencë

30. November. 2015 - 00:00

Për realizimin e programit është angazhuar një kuadër akademik adekuat nga fusha e drejtësisë.

Studimet e programit studimor të ciklit të parë jurisprudencë zgjasin tri (3) vjet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë diplomë për mbarimin e studimeve trivjeçare të ciklit të parë: i diplomuar në fushën e jurisprudencës .

 

Qëllimet:

Qëllimi i kësaj fushe studimi është që t’i ofroj studentëve  mundësinë e fitimit të diturive të përgjithshme juridike e cila do tju shërbejnë atyre si bazë për specializim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme.Duhet t’i siguroj studentët me njohuri në Drejtësi dhe kuptueshmëri  të përgjithshme të saj në kuptimin e gjerë të saj.

Qëllimi nuk është që të arsimohen studentët në një pjesë specifike dhe të specializuar  dhe të ligjit, por për t’ju mundësuar atyre t’i kuptojn qëllimet, parimet dhe instrumentet e ligjit dhe nën fushat e tyre. Mëtutje është e rëndësishme të sigurohet një kuptushmëri interdisiplinore e ligjit i cili do t’i lidh aspektet e ndryshme ne fushën e drejtësisë- ligjin në kontekstin  ekonomik, social dhe historik të tij.

Qëllimi më tepër është që studentët të familjarizohen me ligjin ndërkombëtar dhe krahasimin e tij  me ligjin kombëtar. Në këtë aspekt Gjuha Angleze do të jetë lëndë obligative në katër semestra.

Njëra nga qëllimet kryesore është sensibilizimi i studentëve me  normat etike në dretjësi,aplikimi i drejtpërdrejtë i ligjit dhe  vetëdijesimi i  kontekstit të dretjës  ligjore në shoqërinë demokratike.

 

Objektivat

Të diplomuarit do të kenë shkathtësi akademike të adaptueshme sipas nevojave të tregut duke zhvilluar aftësi komunikuese të forta, me gojë dhe me shkrim, e që janë të nevojshme për përhapjen efikase dhe të qartë të analizave të ligjit, ne gjuhën amatare dhe të huaj.Këto shkathtësi janë gjithashtu qëllim që të tregoj sukses në karrierën e sektorit publik dhe privat që logjikisht përcjell gradën e ofruar nga ky program.

Ata duhet të jenë në gjendje t’i përdorin metodologjitë specifike të cilat do t’i lejojn atyre t’i shqyrtojn rastet ligjore dhe të mirren me ato.

Ata do të fitojn njohuri në fushën e ligjit Ndërkombëtar dhe Evropian dhe të jenë në gjendje të bëjnë krahasime me ligjin vendor, ta interpretojn atë dhe bien vendime. Secili student duhet të jetë në gjendje të krahasojnë sistemet e ndryshme ligjore dhe kuptojnë se si ndikon ligji në  shtresat e ndryshme nacionale, Evropiane dhe Ndërkombëtare  ndaj njëri tjetrit. Këto njohuri të përgjithëshme do të ju shërbejnë studentëve më vonë si një bazë e mirë edhe për dhënjen e provimit të jurisprudencës.

Studentët më tutje  duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë vetëdijësimin e lidhjes së ligjit dhe drejtësisë dhe rëndësinë e saj në shoqërinë demokratike.

Ata do të njihen me konceptin e ligjit dhe drejtësisë dhe t’i zbatojnë këto standarde bashkarisht me ato standartet demokratike, njerëzore dhe etike.

Duke arritur njohuri shoqërore, studentët duhet të jenë në gjendje të komunikojnë  dhe kuptojnë gjithashtu edhe profesionalistët tjerë të Drejtësisë si jo profesionalist me të cilët ata duhet të punojnë bashkarisht.Të gjithë studentët do t’i njohin përfitmet  dhe çmojnë punën ekipore.

Jurisdiction