Fakulteti i Shkencave Politike

30. November. 2015 - 00:00

Fakulteti i Shkencave Politike, drejtimi Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ofron një studim shkencor, racional dha bashkëkohor për studentët dhe pasuniversitarët (bachelor master dhe phd) dhe siguron njohuri solide e shprehi praktike të përzgjedhura, në fushat e dijes politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë, bazuar në metodat dhe kurrikulat kontemporane të studimit, nën drejtimin e një stafi akademik me përgatitje të lartë shkencore, përvojë të gjatë profesionale e karrierë cilësore akademike, politike e mësimore. Në përbërje të kësaj trupe mësimore bëjnë pjesë autoritete me renome të lartë akademike, me përvojë të gjatë shkencore, mësimore e politike rajonale e europiane, me pjesmarrje të akademikëve, doktorëve të shkencave, diplomat të lartë të karrierës me përvojë ballkanike europiane e botërore, jurist të shquar dhe specialist të rajonit, europianistikës dhe të organizatave ndërkombëtare.

Studimi bëhet në ambiente të zgjedhura, komode, në kushte e paisje moderne studimi, në një rajon piktoresk, buzë liqenit të bukur të Ohrit.

Veprimtaria mësimore dhe shkencoro-edukative, mbështetet në bazën e një konsorciumi midis Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe Akademisë Diplomatike Shqiptare (anëtare e Forumit Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike, me qendër në Vjenë), si dhe bashkëpunim me institucione arsimore e kulturore si dhe universitete të vendit dhe të rajonit.

 

Me respekt,

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike

Prof.Dr. Luan Hajdaraga

 

Programet Studimore:

Cikli i parë:

 Cikli i dytë:

 

 

 


Faculty of Political Sciences