Fakulteti i Teknologjisë Informative

30. November. 2015 - 00:00

Fakulteti i Teknologjisë Informative është një departament i ri, dinamik, shumë kompetitiv, i përkushtuar për të ofruar nivel të lartë të edukimit, dhe për të ofruar eksperiencë më të mirë për studentët.

Qëllimet edukative të departamentit

Teknologjia Informative është një disciplinë dinamike, emocionuese dhe shumë sfiduese. Kompjuterët formojnë një pjesë integrale në çdo aspekt të shoqërisë. Teknologjitë e reja informative promovohen në norma të larta dhe degët e Shkencave Kompjuterike zhvillohen dhe ndryshojnë me hapa të shpejta.

Qëllimi i edukimit në departamentin e Teknologjisë Informative në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë është që tju mundësojë studentëve që të fitojnë njohuri të specializuara nga kjo lëmi shkencore, por gjithashtu të sigurojnë një bazë për zhvillimin e tyre personal, social dhe njohës.

Kur studentët zgjedhin një kurs në Departamentin e Teknologjisë Informative, ato fitojnë një kuptim të parimeve që shtrihen në bazë të zhvillimit të sistemeve, të aplikojnë njohuritë e tyre në projekte në jetën reale dhe fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për tu përballur me normat e larta të ndryshimit në këtë disciplinë. Përveç kësaj, studentët përfitojnë nga hulumtimet e udhëhequra nga mjedisi i programeve në të cilat ligjërohet. Kjo do të thotë se studentët nuk mësojnë vetëm bazamentet e përdëftuara në kurset e tyre, por gjithashtu edhe teoritë dhe teknikat e avancuara që janë aktualisht në shqyrtim. Kjo më tej zhvillohet nga aktivitetet kërkimore të studentëve duke eksploruar temat si pjesë të kursit të tyre, duke patur mundësinë që të përfshihen në projekte për klientë realë dhe në përfundim dorëzimin e një disertacioni.

Prandaj të diplomuarit janë të pajisur mirë për të përmbushur me sukses rrugën e karrierës në fusha të ndryshme të industrisë dhe akademisë.

Fakulteti i Teknologjisë Informative ka bashkëpunim të plotë me Departamentin e Shkencave Kompjuterike të American Heritage University, si dhe me New York University në Shkup.

Me respekt,

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Informative

Prof.Dr. Gzim Selimi

 

Programet Studimore

Cikli i parë:

Cikli i dytë:

 

 

 


Faculty of Information Technology