Fakulteti i Shkencave Juridike

30. November. 2015 - 00:00

Fakulteti i Shkencave Juridike synon përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm nga fusha e shkencave juridike, bazuar në plan-programet bashkëkohore, me qëllim të formimit të profilit të juristit me shkallë të lartë të dijes dhe aftësive profesionale, në pajtim me nevojat dhe shërbimet që kërkohen në teorinë dhe praktikën bashkëkohore.

Në këtë fakultet, studentët kanë mundësi të fitojnë njohuri nga lëndët profesionale si dhe nga fushat e tjera që janë të nevojshme në kompletimin e plotë të profesionit të juristit sipas kërkesave bashkëkohore në sektorët publik dhe privat.

Në tërësinë e tij, Fakulteti i Shkencave Juridike përfshin kurrikula të formuluara në atë menyrë që studentët qoftë në studime deridiplomike qoftë ne ato postdiplomike, kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga dy drejtimet e studimit:

  • Jurisprudencë,
  • Kriminalistikë dhe Detektivë

Këto dy drejtime studimi në kuadër të këtij fakulteti përfshijnë tërësinë e programeve mësimore për aftësimin dhe arsimimin e studentëve në fushën juridike në përgjithësi dhe në fushën e specializuar të kriminalistit-detektiv në veçanti, te cilat zgjasin 3+2 vite studimi, ne pajtim me Deklaratën e Bolonjës.

Studenët , varësisht se cilën degë të studimit e zgjedhin, studimi i tyre ne studime deridiplomike në vitin e parë të studimeve është i përbashkët për të dy degët e studimit, me qëllim që të gjithë studentët të fitojnë njohuritë themelore të nëvojshme për studime nga fusha e shkencave juridike. Ndërsa, nga viti i dytë i studimit deri ne vitin e tretë të studimeve deridiplomike, planprogrami i studimit parashikon profilizim të studentëve varësisht se në cilën degë të studimit janë regjistruar.

Ndërkaq, studentët në studime postdiplomike do të ndjekin ligjërata me programe të veçanta varësisht se në cilin drejtim studimi janë regjistruar.

Si organizim i studimeve juridike, Fakulteti i Shkencave Juridike, ndërmerr dhe realizon obligimet e tij ndaj regjionit, shtetit, kombit dhe komunitetit ndërkombëtar, për të kontribuar dhe për të përmisuar profesionin e juristit dhe shkencave juridike në shoqëri. Fakulteti synon që të edukojë dhe të diplomojë studentët-juristë të ardhshëm të cilët do ta vlerësojnë profesionin e tyre dhe do të kontribuojnë në përparimin e shoqërisë në të cilën jetojnë dhe punojnë.

Me respekt,

Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike

Prof.dr.Sejfulla Osmani

 

Programet Studimore:

 Cikli i parë:

 Cikli i dytë:

 

 

Faculty of Law