THE HERITAGE

30. November. 2015 - 00:00


The Heritage është revistë shkencore me karakter ndërkombëtar, e cila botohet nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës  me qasje të hapur ndaj auditorit.

Revista jonë ka për qëllim të sigurojë një forum aktiv ndërkombëtar për hulumtime, analiza, debate dhe propozime efektive në fushën e: së drejtës, ekonomisë, administratës publike, marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, gjuhëve, komunikimit, shkencave të teknologjisë, mjedisit jetësor e të tjera.

The Heritige synon të nxis kërkimin shkencor përmes botimit të artikujve origjinale të cilat demonstrojnë aktualitet dhe rëndësi për fushën e studimit. Artikujt e dorëzuar do të redaktohen nga recensentë të fushave specifike të përfshira në revistë.

 

Kriteret e Revistës:

   Çdo material që botohet në revistën shkencore “The Heritage” duhet të përputhet me standardin e gjuhës shqipe, maqedonase ose angleze. I gjithë dorëshkrimi, duke përfshirë abstraktin, listën e referencave dhe çdo lloj tabele, duhet të jetë në madhësi A4 me një hapësirë në mes (1.5), me font 12 Times New Roman. Punimi duhet të fillojë me faqen hyrëse, që përfshin titullin e punimit, emrin (emrat) e autorit (autorëve), lidhjen me institucionet dhe adresat e korrespondencës, e-mail adresën, titulli i shkurtër i sugjeruar dhe tri deri pesë fjalë kryesore. Në faqen tjetër, duhet vendosur titulli i artikullit dhe abstrakti, pastaj duhet vazhduar me përmbajtjen e artikullit. Punimi duhet të variojë nga 6-10 faqe kompjuterike. Artikulli mund të shoqërohet edhe me shënime në fund të faqes (footnotes) ose në fund të tekstit (endnotes), por në çdo rast, referencat janë të detyrueshme. Autorët luten të mos përdorin figura. Në qoftë se ka ndonjë arsye të fortë për të pasur figura, autorët doemos duhet ta dorëzojnë një kopje elektronike origjinale në EPS, TIF, ose format JPG me rezolucion të lartë. Në qoftë se ka tabela, ato duhet të jenë të krijuara në Word dhe jo ne Exel.

 Abstrakti duhet dërguar/dorëzuar në gjuhën angleze, pavarësisht gjuhës  së punimit shkencor, që ka zgjedhur kandidati. 


     Varianti elektronik i çdo numri të revistës publikohet në faqet zyrtare të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës (eust.edu.mk ose http://eust.edu.mk/Heritage/ ).

 

Kryeredaktor:
Prof. Dr. Mevlud Dudic 

zv. Kryeredaktor:
MSc.
Senada Laçka s.lacka@eust.edu.mk

Redaktore te Shkencave Ekonomike
Mr. Nazmie Merko n.merko@eust.edu.mk
Mr. Biljana Ciglovska b.ciglovska@eust.edu.mk
Sekretar teknik:
M-r. Blerti Dauti b.dauti@eust.edu.mk

 


The Heritage