Misioni dhe objektivat e konferencave shkencore të organizuara në kuadër të UNS-së

15. December. 2015 - 00:00

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, si institucion i lartë arsimor në R.Maqedonisë, ka marrë përsipër të organizojë konferenca me karakter shkencor, një herë në vit, që në vitin 2014. Pjesëmarrës të konferencës kanë qënë personalitete të shquara të fushave të ndryshme  nga  Republika e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës  dhe Turqisë dhe  studiues të shkencave ekonomike, juridike, politike,  teknologjisë informative, edukimit  dhe sferës së ekologjisë, të cilët me pjesëmarrjen në këtë konferencë, kanë dhënë kontribute të larta në sfera të ndryshme shkencore. Konferencat kanë për qëllim të nxisin debatin duke futur një këndvështrim tjetër në vlerësimin e modeleve të përshtatshme të zhvillimit. Në këto konferenca  promovohet një model i ri zhvillimi i orientuar drejt traditës, territorit, inovacionit teknologjik, kerkimit. Në ekonominë e sotme i jepet rëndësi thelbësore aspektit te kompetitivitetit duke kërkuar me patjetër rritjen e efikasitetit. Por, ambienti dhe respektimi i tij nuk mund dhe nuk duhet anashkaluar e keqpërdorur në këtë luftë konkurrenciale të uljes së kostove  me çdo kusht. Kështu që merr vlerë diskutimi nëse vlerat e përgjegjësisë shoqërore të firmave janë një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm apo një pengesë për modelet e vjetra që konsiderojnë vlerat e GDP “tout court”.Modeli i ri i zhvillmit mbështet njëkohësisht kompetitivitetin dhe dhënien vlerë të kapitalit njerëzor, të rritjes ekonomike, respektimit të ambientit dhe të të drejtave njerëzore, sigurisë juridike, produktivitetit dhe të harmonisë shoqërore.

Objektivi kryesor i  Universitetit Ndërkombëtar është jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasjeje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme, mbi zhvillimin e qëndrueshëm  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe studijuesve.  

 


Conference