UNS anëtare e AEU

 

<div style="\"text-align:" center;\"=""> UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË ËSHTË NJË NDËR UNIVERSITETET E PARA PRIVATE NË BALLKAN QË U BË ANËTARE E ASOCIACIONIT MË PRESTIGJIOZ TË UNIVERSITETEVE NË EVROPË-ASOCIACIONI EVROPIAN I UNIVERSITETEVE

 

 
Këshilli i Asociacionit Evropian të Universiteteve, në mbledhjen e realizuar në Bruksel, më datë 23.10.2015, pranoi aplikimin e UNS-së për të qënë anëtare e barabartë dhe plotëfuqishme në EUA. Me këtë vendim, UNS është universiteti i parë privat në Ballkan që formalisht u pranua si anëtare e plotëfuqishme e Asociacionit Evropian të Universiteteve-EUA.Pranimi i një universiteti në EUA është një ndër  mirënjohjet më të mëdha që mund të fitohen, me vetë faktin se EUA praktikon  një kontoll rigoroz dhe seleksionim të aplikimeve për antarësim në disa nivele. Anëtarë të EUA-së mund të bëhen vetëm ato universitete të cilat në mënyrë strikte respektojnë dhe zbatojnë standartet arsimore dhe kriteriumet e Bashkimit Evropian. Fakti që asnjë universitet tjetër privat nga Ballkani nuk ka arritur të antarësohet në EUA, është një vërtetim i fuqishëm për kualitetin e procesit arsimor  të UNS-së dhe vecanërisht për potencijalin kërkimoro-shkencor me të cilin disponon UNS. 
EUA ështe asiociacioni më i dalluar i unversiteteve në Evropë në të cilin janë antarësuar rreth 850 universitete, studiojne më shumë se 17 milionë studentë nga 47 shtete. Anëtarë të EUA-së janë universitetet më prestigjioze të Evropës, qe ndodhen të radhitura në Listën e Shangajit në mes të 500 universiteteve më të mira të botës. Universitetet të cilat janë jashtë listës së 500 universiteteve më të mira të botës janë me numër shumë të vogël si anëtare të EUA-së sepse janë ballafaquar me kritere shume rigoroze dhe faza të vështira të seleksionimit të kandidatëve.
Antarësimi në EUA është me rëndësi të madhe për UNS-në, për studentët e tij por edhe për përparimin e përgjithshëm të arsimit në Republikën e Maqedonisë dhe  gjithë rajonin. Antarësimi sjell me vete edhe numër të madh të përfitimeve, ndër të cilat si më e rëndesishme është mundësia që të dëgjohet zëri i insitutucioneve arsimore të Maqedonisë dhe rajonit gjatë krijimin të politikave arsimore në nivel të Bashkimin Evropian.EUA është në raporte shumë të ngushta me Komisionin Evropian , Parlamentin Evropian dhe institucione të tjera kyce në BE, nëpermjet të cilave ka një ndikim të madh në politikat arsimore që krijohen në BE.
Një përfitim tjetër po aq i rëndësishëm nga antarësimi në EUA është pranimi automatik i diplomave të UNS-së nga ana e universiteteve tjera anëtare të EUA-së. Kjo do të thotë se, studentët që do të diplomojnë në UNS do të mund pa asnje problem të vazhdojnë studimet e tyre në cilindo universitet presitigjoz të Evropës pa u hasur me problem gjate pranimit të diplomës. Vec kësaj, kjo është një mundësi për studime duke shfrytëzuar fonde të mëdha arsimore për bursa në arsimin e lartë të cilat i vë në dispozicion BE. Këto bursa në numër më të madh janë përcaktuar për studentët të cilët vijnë nga vendet e Evropes Lindore. Në këtë mënyrë, Universiteti jonë do të ketë mundësi ndikimi gjatë shpërndarjes dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare.
Në mes të tjerash, antarësimi në EUA sjell mundësinë të shkëmbehen praktika dhe përvoja me universitetet më prestigjioze të BE-së, të realizohen projekte të përbashkëta me të punësuarit shkencor që punojnë në universitetet më të dalluara të Evropës , është një mundësi për të qënë i informuar me rezultatet më të reja kërkimore të kryera në qendrat më të dalluara kërkimoro-shkencore, është mundësi për të pasur kontakt direkt më publikimet më të njohura, të botuara nga shkencëtarët më të dalluar evropian dhe një sër përfitimesh të tjera.
Në fund, do të donim edhe njëherë të shprehim kënaqësinë e madhe për faktin se derisa  R.Maqedonisë po përballet me probleme të shumta lidhur me antarësimin në BE, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë pati sukses duke i falenderuar kualitetit të fuqishëm, të bëhet pjesë e EUA- institucioni më i lartë arsimoro-shkencor në kuadër të BE-së. Në fakt, ne si institucion iu dhamë mundësinë studentëve tanë të jenë pjesë e Evropës, pjesë e familjes evropiane, pjesë e Bashimit Evropian. 
 
 
 
Lajmet e fundit