UNS realizoi me sukses ceremoninë e shtatë të diplomimit

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë realizoi me sukses ceremoninë e shtatë të diplomimit

 

Më datë 03.10.2015, e shtunë, në Qendrën për Kulturë në Strugë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë realizoi ceremoninë e dhënies së diplomave për gjeneratën e shtatë të studentëve.

Në këtë eveniment morrën pjesë përfaqësues shumë të rëndësishëm të jetës politike të Republikës së Maqedonisë, përafaqësues të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës së R.Maqedonisë, përfaqësues të qeverisë së R.Maqedonisë, kryetarë komunash nga R.Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga disa ambasada të huaja të R.Maqedonisë, prorektori i njërit nga universitetet më të njohura në R.Turqisë, njëherazi edhe njëri nga universitetet më të mira të Evropës, Universiteti i Trakias, përfaqësues të disa universiteteve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, përfaqësues të Unionit Euroaziatik të Universiteteve, si dhe shumë përfaqësues eminentë të botës akademike të R.Maqedonisë dhe shteteve fqinje.

Këtë ceremoni diplomimi e hapi Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, Prof. Dr. Aleksandër Biberaj, i cili përgëzoi studentët dhe njëherazi shprehu krenarinë që ndjen  i gjithë stafi akademik i UNS-së  për vetë faktin që cdo vit, nga ky institucion i lartë arsimor përgatit me sukses kuadro kualitative që janë garancion për një të ardhme të ndritur dhe me perspektivë, një konkurrencë në tregun e punës, studentë që do të kenë rezultate të dalluara në profesionin që ato kanë përzgjedhur si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Gjithashtu, ky eveniment u nderua edhe nga fjalimi qe mbajti një ndër bashkëudhetarët e parë të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ish Rektori i UNS-së, profesori i nderuar dhe njëkohësisht përfaqësuesi i Ministrisë të Jashtme të R.Shqipërisë z.Bashkim Rama, i cili ndër të tjera, theksoi nostalgjinë që ka për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës por edhe krenarinë e madhe  për arritjet e këtij insitucioni dhe njëherazi siguroi që shteti shqiptar do të përkrah të gjithë inciativat shkencore dhe akademike që do të ndërrmarë dhe realizojë ky institucion i respektuar akademik.

Studentët e diplomuar u përshëndetën edhe nga  anëtari i Akademisë Evropiane të Shekncave, akademiku Anastas Angjeli, i cili, si ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës i siguroi të gjithë studentët të cilët kanë përfunduar studimet deridiplomike dhe posdiplomike se i gjithë profesorati i UNS-së do të mbështesë ato në vazhdimin e rrugëtimit të tyre në studimet e magjistraturës dhe doktoraturës pranë këtij institucioni.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë me shumë përkushtim ka kontribuar në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në R.Maqedonisë duke qënë një ndër Universitetet e para që ka hapur Departamentin në gjuhën turke në Strugë dhe Gostivar në të cilin me sukses, në këtë gjeneratë apsolventësh kanë diplomuar studentë nga vendi dhe nga R.Turqisë. Në këtë eveniment ishin prezent edhe përfaqësues nga Universiteti i Trakias me të cilin UNS ka një bashkëpunim të shkëlqyer arsimoro-shkencor që do të vërtetohet në muajin Maj të vitit të ardhshëm me organizimin e një konference të përbashkët shkencore.

Momenti kulminant i ceremonisë ishte momenti i hedhjes të kapelave ku studentët paraprakisht dhanë betimin studentor me te cilin zotohen se do tëvënënëshërbim tëkomunitetit zhvillimin e arsimit dhe te mirëqënjes tëshoqërisënëpërgjithësi tëgjitha njohuritë, eksperiencën dhe aftësitëe përfituara gjatëstudimeve universitare dhe do tëjenëambasadorëtëshkëlqyer tëUNS-sëduke u përpjekur qënëpërmjet punës tëtyre, tëkontribojnëpër tëmirën dhe reputacionin e tij.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë  falenderon  të gjithë të pranishmit  në këtë ceremoni diplomimi dhe njëherazi siguron se ky insitucion do vazhdojë të realializojë arritje të sukseshme shkencore edhe me gjeneratat e ardhshme të cilët studiojnë pranë UNS-së.

 

Lajmet e fundit