Nominimit nga Asamblea e Biznesit Evropian

Të nderuar studentë, maturantë dhe të dashamirës së UNS!

Me krenari, ju vemë në dijëni, se Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, sapo është zgjedhur nga Komisioni i Nominimit të Asamblesë së Biznesit Evropian, si një prej universiteteve pretendente të çmimit ‘INTERNATIONAL SOCRATES PRIZE IN THE SCIENCE SPHERE’, në funksion të ‘Ndërmarrjes më të mirë Rajonale në Sferën e Arsimit’ (Ky çmim u jepet institucioneve me kontribut të shquar në fushën e Arsimit të Lartë. Organizatorët e këtij evenimenti janë: Asambleja e Biznesit Evropian, Komisioni i Nominimit ‘Socrates’, Klubi i Rektorëve të Evropës dhe Klubi Ndërkombëtar i Liderave, të mbështetur nga organizata të fuqishme joqeveritare, Unione Profesionale dhe Shkencore nga 16 shtete të botës).

Gjithashtu, këtë dhjetor në datën 17 në Oxford – Mbreteria e Bashkuar, do të organizohet Ceremonia Tradicionale e Çmimeve në kuadër të Samitit të Oksfordit 'Shkenca dhe Arsimi'. Shkencëtarët, kërkuesit, hulumtuesit, liderat e biznesit, zotërinj me tituj në Unionin Evropian, zyrtarë qeverish dhe plot dijetarë të tjerë, do të mblidhen në këtë eveniment dhe temat kryesore të diskutimit do të jenë: Tendencat e reja në Arsimin e Lartë; Popullarizimi i metodave dhe programeve moderne arsimore; Prezantimi i përparimeve shkencore dhe zhvillimet inovative dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sferat shkencore dhe arsimore. Natyrisht, institucionet e arsimit të lartë të nominuar, janë ato që kanë dhënë kontribut në progresin ndërkombëtar të biznesit, ku ndër ta renditet edhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. Në çmimin ‘INTERNATIONAL SOCRATES PRIZE IN THE SCIENCE SPHERE’, që do të tërheqë Universiteti ynë, mes të tjerash shkruhet:

" ... I am honoured to inform that the Socrates Committee nominates International University of Struga for the prestigious award – the Best Regional Enterprise in education sphere. The head of the educational institution is presented with the title the Best Manager of the Year and a personal certificate... "
Agjenda e këtij forumi sendërtohet me aktivitete shkencore (prezantime programesh dhe projektesh, tema dhe teza, pyetje dhe diskutime), për të vazhduar me Samitin e Këshillit të Liderave dhe në fund me një darkë gala në nder të pjesëmarrësve dhe të ftuarëve nga gjithë globi. Ndërkohë, që edhe ditët në vijim do të pasohen me seminare të ndryshme në funksion të biznesit, duke përmbyllur ditën e fundit me ndarjen e çmimeve.
Ftesa zyrtare vjen personalisht nga Natalia Verbovsk, Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare për EBA (Europe Business Assembly)

Lajmet e fundit