Panel diskutimi organizuar nga Ambasada e Britanisë

PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR NË STRUGË MORRËN PJESË NË NJË PANEL DISKUTIMI TË ORGANIZUAR NGA AMBASADA E BRITANISË SË MADHE DHE MACEDONIAN CHEVENING ALUMNI ASSOCIATION


Përfaqësues të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, Doc.Dr.Florida Veljanovska dhe Mr.Edi Kela, morrën pjesë në një panel diskutimi me temë “Përfitimi i lirive qytetare: nga Magna Karta deri te Karta e Maqedonisë”. Debati u organizua nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Macedonian Chevening Alumni Association .
Në këtë debat morrën pjesë: Ambasadori Britanik Carls Garet, Ministri i Drejtësisë të R.Maqedonisë z.Adnan Jashari si dhe profesorë të tjerë eminentë, gjyqtarë të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese, dhe të tjerë.
Përfaqësuesit e UNS-së përvec asaj që morrën pjesë në debat, kishin nderin dhe kënaqësinë të realizojnë një takim të shkurtër dhe bisedë miqësore me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shkëlqesia e tij Carls Garet i cili u ftua që të marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të Gjeneratës së Shtatë të të diplomuarve, të organizuar nga UNS.

Lajmet e fundit