VIZITË ZYRTARE

MINISTRI PËR ARSIM DHE SHKENCËI R.MAQEDONISËZ.ABDYLAQIM ADEMI REALIZOI VIZITËZYRTARE NËUNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR NËSTRUGË

 
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë kishte nderin dhe kënaqësinë të realizojë një takim zyrtar me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të R. Maqedonisë z.Abdylaqim Ademi, në hapësirat e UNS-së i cili u mirëprit nga rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë Prof. Dr.Aleksandër Biberaj, anëtarët e Bordit Drejtues në krye me Prof.Dr.Armen Kadriu, profesorë të nderuar nga Maqedonia, si: Prof. Dr. Sejfulla Osmani, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike, Prof. Dr. Muhamed Jusufi, Dekan  i Fakultetit të Shkencave Politike, Prof.Dr. Biljana Cigloska, Dekane e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, një pjesë e  profesorëve më eminentë dhe shumë të respektuar nga R.Shqipërisë: Prof.Dr.Luan Hajdaraga, Prof.Dr.Marko Bello, Prof.Dr.Bashkim Rama, Doc.dr. Shpëtim Cami dhe nga i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Universitetit.
Ministri Ademi shprehu kënaqësinë e vecantë për prezencën e tij në Universititin tonë nga vetë fakti se Universiteti jonë ka dhënë një kontribut të vecantë në zhvillimin e arsimit të lartë në R. Maqedonisë duke funksionuar në përputhje me Ligjin për arsim të lartë  dhe  është një institucion arsimor privat që prodhon  kuadro kualitative konkurrente në tregun e punës. Ministri Ademi ju uroi një vit të mbarë akademik të gjithë studentëve aktual dhe të ardhshëm të UNS-së duke shprehur bindjen se UNS ka ngritur cilësinë dhe lojalitetin në arsimin e lartë dhe garantoi që do të bëjë përpjekje maksimale që Universitetet private të barazohen me ato shtetërore për të mos lejuar diferencim në mes të studentëve dhe për t’ju ofruar atyre kushte të barabarta studimi .
Në mes të tjerash, u diskutua edhe për mangësitë juridike të Ligjit për Arsim të Lartë, për problematikat rreth sistemit të plagjiaturës, për bashkëpunimet të cilat Universiteti jonë ka realizuar me Universitete të huaja të cilat përfshihen në Top 500 Universitetet më të dalluara të botës duke përfshirë Universitetin e Szegedit, Universitetin e Firencës dhe Universitetin e Strirlingut. UNS ftoi ministrin Ademi që të marrë pjesë në takimet e rradhës me universitetet partnere të UNS-së, takime të cilat do të jenë në dobi të arsimit të lartë në R. Maqedonisë.
Rektori Biberaj falenderoi Minsitrin për mesazhet inkurajuese në drejtim të punës të deritanishme të UNS-së dhe e ftoi atë edhe në vizita të tjera të radhës edhe përpara studentëve të UNS-së. 
Ministri Ademi falenderoi Universitetin Ndërkombëtar në Strugë për mikpritjen dhe angazhimin e tij në ngritjen e cilësisë dhe kualitetit shkencor dhe shprehu kënaqësinë për laramininë e mësimdhënësve dhe studentëve nga  i gjithë Ballkani, që është një tregues shumë i rëndësishëm që vërteton suksesin dhe cilësinë akademike.
 
Lajmet e fundit