THELLOHET BASHKËPUNIMI MES UNS DHE UNIVERSITETIT TË STERLINGUT

THELLOHET BASHKËPUNIMI AKADEMIK MES UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR NË STRUGË, UNIVERSITETIT TË STERLINGUT DHE AKADEMISË TË DIPLOMATËVE NË LONDËR

Pas marrëveshjeve të realizuara akademike mes UNS-së, Universitetit të Sterlingiut dhe Akademisë Diplomatike të Londrës, bashkëpunimi po merr dimenzione më të theksuara me vizitën zyrtare të realizuar nga Drejtoresha për bashkëpunim ndërkombëtar Mr.Edi Kela e cila realizoi takimin e parë zyrtar me  Prof. Dr. Josef Misfud, drejtori  i  Akademisë diplomatike në Londër dhe Prof. Dr. Nastja Pusic.

Në takimin e realizuar, përpos marrëveshjes akademike të dyanshme të nënshkruajtur paraprakisht, u morën vendime per nje bashkëpunim të theksuar  lidhur me këmbimin e stafit akademik, studentëve si dhe mundësinë e tyre  për të studijuar në Britaninë e Madhe.

Universiteti i Sterlingut ka një traditë shumëvjecare që cdo të martë të organizojë takime të nivelit akademik me përfaqësues të dalluar në lëmi të caktuara shkencore dhe akademike me qëllim që këto përfaqësues të kontribuojnë në bartjen e dijes së tyre tek studentët anglez dhe me eksperiencën e tyre do te ndihmojnë në ndërtimin e një gjenerate të shëndetshme akademike dhe hapjen e dyerve të sukseshme në ardhmërinë e tyre profesionale.

Përfaqësuesit e Universitetit të Sterlingut dhe Akademisë Diplomatike të Londrës  shprehën dëshirën dhe kënaqësinë të ftojnë Rektorin e UNS-së dhe  Kryetarin e Bordit Drejtues Prof.dr.Armen Kadriu  dhe që të marrë pjesë në një nga mbledhjet tradicionale që realizohen përpara studentëve anglezë, fakt ky që vërteton vlerësimin e madh që ka ky Universitet për UNS-në.

Lajmet e fundit