GËZUAR FESTËN E 8 SHTATORIT

GËZUAR FESTËN E 8 SHTATORIT- DITA E PAVARËSISËTËR.MAQEDONISË

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë aktivisht inkuadrohet në festimin e 8 Shtatorit- Dita e Pavarësisë të R.Maqedonisë. Në këtë ditë, para 24 vite më parë, qytetarët e R.Maqedonisë morrën vendimin për formimin e një shteti të pavarur dhe sovran- Republika e Maqedonisë. Kjo do të thotë se kishte ardhur koha për realizimin e ëndrrave historike dhe dëshiren e të gjithë qytetarëve, për krijimin e mëmedheut si një anëtar i barabartë dhe aktiv në marrëdhënjet ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare.

Nga kjo ditë me rëndësi historike, filloi një periudhe e re e jetesës. Demokracia, pluralizmi dhe ndertimi i një bashkejetese multikulturore dhe integrimet euroatlantike u shëndruan në vlera dhe sfida të reja për shtetin tonë. Këto vlera janë edhe bazat themelore që respektohen dhe ndërtohen në universitetin tonë. Misioni jonë për një arsim kualitativ është në funksionin e krijimit të kuadrove të cilat në mënyrë të suksesshme do ta promovojnë dhe përfaqësojnë shtetin tonë, kurse fakti që në universitetin tonë studiojnë studentë nga i gjithe Ballkani dhe më gjërë, jep kontribut të theksuar për promovim ndërkombëtar të shtetit tonë.  

Të gjithë qytetarëve të R.Maqedonisë ju urojmë festën e 8 Shtatorit- 24 vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Maqedonisë.

Lajmet e fundit