MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM

UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË NËNSHKROI MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM ME FAKULTETIN JURIDIK NË KUADËR TË UNIVERSITETIT GOCE DELLCEV-SHTIP

Me qëllim tëzhvillimit dhe përparimit tësistemit arsimor në R.Maqedonisë dhe përgatitje të gjykatësve dhe avokateve kualitativ, Universiteti Ndërkombëtar nëStrugë nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Fakultetin Juridik në kuadër të Universitetit Goce Dellcev –Shtip. Bashkëpunimi ka të bëjëme organizimin e përbashkët të projektit: “Ditët e gjykimit të simuluar të studentëve nga Fakultetet Juridike në R.Maqedonisë”.

Pjesëmarrja e UNS-së në këtë projekt sjell beneficione të shumta për studentët e Fakultetit Juridik në kuadër të UNS-së, nga vetë fakti që do të mundësohet pjesëmarrja e tyre në gjykimin e simuluar që njëherë në vit organizohet në gjykatën më të sofistikuar që për këtë qëllim është e pajisur me mbështjetje të Ambasadës Amerikane në R.Maqedonisë dhe UE-së. Duhet theksuar se paisjet me të cilat disponon gjykata janë në përputhje me standartet më të larta të UE-së, gjegjësisht, identike me gjykatat në shtetet e Unionit Evropian.

Gjykimi i simuluar që do të organizohet në këtë koncept, do të ketë karakter garues, kështu që, nga viti i ardhshëm, fituesit nga Maqedonia do të marrin pjesë fillimisht në një garë për gjykime të simuluara të organizuar për shtetet e rajonit dhe pastaj edhe në nivel të UE-së.

 

Lajmet e fundit