Ambasada e SHBA-së shprehu falënderim ndaj Universitetit

AMBASADA E SHBA-së NË R.MAQEDONISË SHPREHU FALENDERIM NDAJ UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR NË STRUGË

Bashkëpunimi mes UNS-së dhe Ambasadës të SHBA-së në R.Maqedonisë ka qënë dhe mbetet në nivelin më të lartë. Në këtë kontekst, në periudhën e kaluar, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në R.Maqedonisë ka marrë pjesë në realizimin e suksesshëm të një numri të madh projektesh, që kanë pasur për qëllim përparimin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës në R.Maqedonisë, duke përfshirë edhe zhvillimin e arsimit, ekonomisë dhe sferave të tjera të jetës, të rëndësishme për qytetarët e R.Maqedonisë.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Ambasada amerikane në R.Maqedonisë dërgoi një letër falenderimi për Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, si vërtetim për kontributin gjithëpërfshirës dhe për mbështetjen që UNS i ka ofruar projekteve, realizimi i të cilave ka qënë nën mbikqyrjen e Ambasadës amerikane.
Ky falenderim ka një rëndësi të vecantë për universitetin tonë duke qënë një stimulim shtesë për pjesëmarrjen tonë të mëtutjeshme në projektet e sukseshsme që realizon ambasada amerikane dhe që janë në funksion të përmirësimit të gjendes aktuale të vendin tonë dhe rajonit.

Lajmet e fundit