DIPLOMAT E UNS TË NJOHURA NDËRKOMBËTARISHT

DIPLOMAT E UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR NË STRUGË TË NJOHURA NDËRKOMBËTARISHT, STUDENTI I FAKULTETIT JURIDIK, IGERS VANGJELI, VAZHDON STUDIMET E DOKTORATURËS NË UNIVERSITY OF CONNECTICUT, SCHOOL OF LAW, SHBA

Me një kënaqësi të madhe, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë dëshiron të ndajë me të gjithë studentet e vet, aktual dhe të ardhshëm, si dhe stafin akademik, se studenti i diplomuar në fakultetin juridik në kuadër të UNS-së, Igers Vangjeli, e nostrifikoi diplomen e tij për studime të mbaruara deridiplomike në UNS, në institucionin më prestigjioz dhe të vetëm për njohjen e diplomave të huaja në SHBA. Një rëndësi të madhe këtij nostrifikimi i jep fakti se gjatë procedurës për njohjen e provimeve të kaluara në UNS, studentit tone i janë pranuar numri i njëjtë i kredive të fituara në UNS. Është një krenari e veçantë për UNS-në sepse është ndër rastet e vetme që në SHBA, një student i shkencave juridike me një diplomë të huaj, në mënyrë të tërësishme ti pranohen të gjitha kreditë e fituara në një institucion të lartë arsimor nga një shtet i huaj. Ky sukses vjen si rezultat i reputacionit ndërkombëtar që ka ndërtuar UNS, si rezultat i kualitetit në procesin akademik, kualitetin e stafit akademik si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që UNS e ka realizuar me universitetet më kualitative të Evropës dhe më gjërë. 
Përveç asaj që studentit tonë i është pranuar diploma e UNS-së në SHBA, ai ka edhe përfitime të tjera nga përzgjedhja e tij për studime deridiplomike ne universitetin tonë. Igersit, jo vetëm që iu pranua diploma pa asnjë problem, por duke iu falenderuar kredive të fituara në UNS, ai fillimisht u rregjistrua në studimet Master dhe pastaj edhe në studimet e doktoraturës në SHBA. Ai, me një letër speciale, morri ftesën për të vazhduar studimet e doktoraturën në University of Connecticut, School of Law. Në këtë letër theksohet fakti se Igersi është pranuar si student në universitetin amerikan si rezultat i arsimimit kualitativ të fituar në UNS dhe programeve studimore të përshtatshme dhe kompatibile me fakultetet më të dalluara për shkenca juridike në të gjithë botën.
Përveç faktit që Igersi do të mund të vazhdojë studimet e doktoraturës në SHBA, në një universitet prestigjioz, atij i jepet mundësia që të realizojë një provim pranues për avokatë në SHBA që do t’i japë mundësinë për të ushtruar profesionin e avokaturës, që vërteton edhe njëherë faktin se UNS ka pasur një sukses të veçantë duke j’u mundësuar studentëve të vet të ushtrojnë profesionet e tyre në mbarë botën dhe duke mos u hasur me pengesa për faktin se kanë diplomë të huaj.
Me krenari mund të konstatojmë se UNS ju qëndron pranë studentëve dhe ju hap dyer të sigurta për ardhmërinë e tyre në të gjitha vendet e botës. Atë që në fakt duhet të kishte bërë shteti dhe sistemi jonë arsimor, këtë e bën UNS.
Suksesi i studentëve tonë është njëkohësisht sukesi i UNS-së, që edhe njëherë vërtetoi se është universitet ndërkombëtar në plotë kuptimin e fjalës. Vlerat dhe niveli i lartë i arsimimit që u ofron UNS studentëve të vet është rruga e vetme drejtë një ardhmërie të sigurtë profesionale.

 

 

Lajmet e fundit