Të nderuar studentë nga Republika e Turqisë

Të nderuar studentë nga Republika e Turqisë,

Me kënaqësi ju informojme se Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, së bashku me partenerët e tij- Universiteti i Firencës, Szegedit dhe Stirlingut, kanë marrë përsipër t’ju japin mundësinë të gjithë studentëve të UNS-së që të aplikojnë për marrjen e diplomave të dyfishta nga universitetet e lartëpërmendura. Këtë obligim që UNS e ka marrë përsipër bashkë me tre universitetet që radhiten në listën e 500 universiteteve më të mira të botës, do të jetë e paraparë dhe e definuar edhe në vetë marrëveshjet për studim , për vitin akademik 2015/2016, të cilat studentët do ti firmosin me rregjistrimin e tyre në ndonjërin nga fakultetet në kuadër të UNS-së.
Të gjithë maturantëve dhe studentëve që vijnë nga Turqia j’ua theksojmë faktin se këtë obligim që ka marrë përsipër UNS është në përputhje me rregullat e reja që janë shpallur nga ana e JOK-ut, me cka , pa asnjë problem u jepet mundësia që diplomat e fituara të pranohen në Republikën e Turqisë.
Edhe njëherë t’jua rikujtojmë faktin se UNS ka realizuar marrëveshje bashkëpunimi për diploma të dyfishta me Universitetin e Stirlingut, Firencës dhe Szegedit, që radhiten në listën e 500 universiteteve më të mira të botës, me cka ju jepet mundësia studentëve të UNS-së të përfitojnë diploma nga ndonjë universitet i dalluar evropian.
Në fund, do të donim edhe njëhere t’jua rikujtojmë maturantëve mundësinë që ua ofron UNS dhe t’ju urojmë shumë suksese gjatë zgjedhjes arsimimit të lartë në të ardhmen.

Lajmet e fundit