Porosi nga Prof.dr.Joseph Mifsud

POROSI DERI TEK STUDENTËT E UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR TË STRUGËS NGA PROFESOR DR.JOSEPH MIFSUD- KRYETAR I AKADEMISË DIPOMATIKE TË LONDRËS

Të nderuar studentë të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë,
Ju’a dërgoj këtë porosi me qëllim që të shpreh kënaqësinë time të madhe nga firmosja e marrëveshjes për bashkëpunim dhe dhënjen e diplomave të dyfishta në mes UNS-së, Universitetit të Sterlingut dhe Akademisë Diplomatike të Londrës. Fillimisht, kam dëshirë të shpreh entuziazmin tim personal nga Universititeti Juaj.
Para pak kohësh, si Kryetar i Akademisë diplomatike të Londrës, por edhe si professor, e kisha privilegjin të realizoj një vizitë në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Atë që e pashë atje, thjeshtë më entuziazmoi. Para ardhjes në Universitetin Tuaj , kisha realizuar vizita në një numër të madh universitetesh në të gjithë botën dhe pas çdo vizite shtoheshte bindja ime se pozita e universitetit tonë- Universitetit të Sturlingut është impresive dhe më e mira në botë. Megjithatë, pasi erdha në UNS, mbeta i fascinuar nga pamja e pabesueshme dhe menjëherë e kuptova se ky universitet ka mundësi dhe potencial të madh dhe është një konkurencë serioze e universitetit tonë në raport me vendpozitën dhe bukurinë e kompleksit universitar. Takimet me stafin akademik vetëm se ma forcuan bindjen pozitive për UNS-në, sepse, u vërtetova edhe praktikisht se në këtë universitet ligjërojnë profesorët më të mirë të Evropës Jugperëndimore.
I fascinuar nga vizita në UNS, pas kthimit tim në Londër, fillova bisedimet intenzive me Rektorin, Kryetarin e UNS-së si dhe me sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, me qëllim të formalizimit të bashkëpunimit për të cilin kishim rënë dakord që nga vizita ime në Strugë. Sot kam një kënaqësi të madhe të theksoj se vizioni jonë për një bashkëpunim dypalësh është formalizuar dhe mundemi me krenari të flasim për një marrëveshje të realizuar lidhur me diplomat e dyfishta dhe bashkëpunim i zgjëruar bilateral në mes UNS-së, Universitetit të Sturlingut dhe Akademisë Diplomatike të Londrës.
Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të gjithë studentëve të UNS-së, e posaçërisht studentëve nga që vijnë nga Republika e Turqisë, t’ju falenderohem për bashkëpunimin e filluar dhe ti ftoj që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që dalin nga kjo marrëveshje. Dua të theksoj se akademia jonë diplomatike është e dalluar si një ndër akademitë më prestigjioze të botës, kurse universiteti jonë, Universiteti i Sturlingut ndodhet në listën e 500 Universiteteve më të mira të të botës, definitivisht si një ndër universitetet më moderne të Skotlandës, kurse për vendpozitën fascinuese dhe për bukurinë e kampusit universitar flasin lavdëratat që i kemi marrë nga revista të dalluara botërore që merren me kërkime në fushën e potencialit që kanë sot universitetet nëpër botë.
Si Kryetar i Akademisë Diplomatike të Londrës por edhe si profesor me eksperiencë shumëvjeçare, do të doja të theksojë edhe njëherë tu bëj thirrje të gjithë studentëve që të vazhdojnë me studimet e tyre në UNS, sepse vetëm nëpërmjet UNS-së mund të përfitojnë dhe të barten me edukimin adekuat në pëtputhje me standartet e universiteteve të lartëpozicionuara evropiane. Ju bëj thirje të shfrytëyojnë mundësinë për transferim të studimeve në universitetin tonë, mundësinë e studimit sipas programeve studimore që janë krijuar sipas standarteve evropiane dhe tregut evropian të punës. Në fund, do të doja tju bëj thirje studentëve nga Turqia të mos e anashkalojnë mundësinë për të fituar diplomë nga një universitet i dalluar, si që është universiteti i Sturlingut, gjegjësisht me diplomë nga një akademi diplomatike të njohur ndërkombëtarisht, sepse vetëm në këtë mënyrë, në shtetin tuaj, por edhe në çdo shtet tjetër të botës do të mundeni, pa asnjë problem, të siguroni një ardhmeri të ndriçuar dhe perspektive.
Në fund të kësaj porosie drejtuar deri tek Ju, të nderuar studentë të UNS-së, do të doja të theksoj se si një universitet nga Britania e madhe, që punon duke u bazuar në kriterume të rrepta dhe njëkohësisht të larta sa i përket arsimimit, ne si universitet, i ofrojmë mbështetje të fuqishme universitetit tuaj- Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, por edhe juve, te dashur studente dhe maturantëve që do të vazhdojnë arsimimin e tyre në UNS.

Deri në takimin e radhës, me respekt të veçantë.
Prof. PhD. Joseph Mifsud
Kryetar i Akademisë Diplamtike të Londrës
Universiteti i Sturlingut

Lajmet e fundit