UNS realizoi marrëveshje bilaterale me University of Stirlinig

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë realizoi marrëveshje bilaterale bashkëpunimi për dhënjen e diplomave të dyfishta me University of Stirlinig, Londër dhe me Akademinë Diplomatike të Londrës

Në kuadër të aktiviteteve intenzive për zgjërimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare me universitetet më të dalluara evropiane, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë realizoi marrëveshje bashkëpunimi me një ndër universitetet më të dalluara të Britanisë së Madhe, University of Stirling si dhe me një ndër akademitë më të njohura diplomatike të botës- Akademia Diplomatike e Londrës. Me realizimin e kësaj marrëveshjeje, studentëve të UNS-së ju jepet mundësia që të posedojnë diploma nga një universitet i dalluar evropian, që është e radhitur në një pozicion të lartë në listën e 500 universiteteve më të mira të botës.

Përvec bashkëpunimit në sferën e dhënjes të diplomave të dyfishta dhe ofrimin e programeve të përbashkëta studimore, me këtë bashkëpunim është parashikuar edhe bashkëpunim në sferën e këmbimit të studentëve, kuadrit akademik, organizim të shkollave verore, seminareve, përgatitje dhe realizim të projekteve të përbashkëta, e të tjera.

Universiteti i Stirlingut është themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1967 dhe është universiteti i parë më i ri i themeluar në territorin e Skotlandës, pas vitit 1582, kur ka qënë i themeluar Universiteti i Edinburgut. Shtrihet në një hapësirë të madhe prej 3.2 km dhe konsiderohet se e posedon kampusin më të bukur  universitar në tërë botën. Në kuadër të Universitetit të Stirlingut funksionojnë 8 shkolla dhe 15 departamente. Vetëm në vitin akademik 2013/2014 në universitet janë rregjistruar më shumë se 11.000 studentë.

Akademia e diplomatëve në Londër është akademia më e dalluar në botë dhe është e pozicionuar në zemrën e kryeqytetit anglez, Londrës. Në kuadër të tij funksionojnë 3 programe studimore.

Realizimi i marrëveshjes për dhënjen e diplomave tëdyfishta dhe për njëbashkëpunim tëzgjëruar bilateral me University of Sturling dhe me Akademinëdiplomatike tëLondrës, jep mundësi tëmëdha jo vetëm për marrjen e diplomave tëdyfishta  nga njëuniversitet i dalluar anglez, gjegjësisht akademisëdiplomatike angleze, por, jep edhe mundesinëpër tëvizituar kampusin mëtëbukur universitar nëbotësipas vlerësimit tërevistave tëdalluara shkencore qëbëjnëvlerësimin e performancave tëuniversiteteve nëtërëbotën.

Mëshumëinformacione lidhur me University od Sturling dhe Akademinëdiplomatike tëLondrës mund tëlexoni nëweb sidet nëvazhdim:

http://www.londonacademyofdiplomacy.org/

https://www.stir.ac.uk/

Lajmet e fundit