UNS realizoi marrëveshje me një ndër Universitetet më të dalluara

UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË REALIZOI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME NJË NDËR UNIVERSITETET MË TË DALLUARA TË EVROPËS

UNS e formalizoi bashkëpunimin e tij me një ndër universitetet më të dalluara të Evropës- Universiteti i Firencës. Universiteti i Firencës radhitet në Listën e Shangajit si një ndër 500 universitetet më të mira të botës, në vendin e dyqind. Realizimi i kësaj marrëveshjeje për bashkëpunim mundëson një numër të konsiderueshëm beneficionesh për të gjithë studentët dhe stafin akademik të UNS-së, në  sferën e këmbimit të studentëve, stafit akademik, vizita dhe organizime të shkollave verore, organizim konferencash dhe seminaresh, e të tjera.

Lajmet e fundit