Diploma të dyfishta në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike

MARRVESHJE PER DIPLOMA TE DYFISHTA DHE BASHKËPUNIM NË MË SHUMË FUSHA NË MES TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE JURIDIKE DHE FAKULTETIT TË SHKENCAVE POLITIKE NË KUADËR TË UNS-së DHE FAKULTETIT TË SHKENCAVE JURIDIKE DHE FAKULTETIT TË SHKENCAVE POLITIKE NË KUADËR TË UNIVERZITETIT TË SZEGEDIT


Delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, e udhëhequr nga Kryetari i Bordit Drejtues të UNS-së, Prof.dr.Armen Kadriu, realizoi një vizitë zyrtare në Univerzitetin e Szegedit, që është pjesë e Listës së Shangajit si një ndër 500 univerzitetet më të mira në botë.
Krahas Kryetarit të Bordit Drejtues, në kuadër të delegacionit bënin pjesë edhe Prorektori për Arsim- Doc.Dr. Florida Veljanovska dhe deputeti i Parlamentit të R.Maqedonisë- Doc.dr. Ramiz Merko.Delegacioni i Univerzitetit te Szegedit ishte i përfaqësuar nga Prof.Dr.Katalin Naxh-Drejtor i sektorit për marrëdhënje ndërkombëtare, kurse ishin të pranishëm edhe Prof.dr. Kristina Karsai- Prorektor për arsim si dhe përfaqësues të Fakultetit të Shkencave juridike dhe politike, Fakultetit të shkencave ekonomike, përfaqësues të Fakultetit të teknologjisë informative dhe nga sektorët për marketing dhe marrëdhënje me publikun.
Në këtë takim fillimisht u diskutua për marrëveshjen për bashkëpunim e cila paraprakisht ishte realizuar në mes UNS-së dhe Univerzitetit të Szegedit, marrëveshje, e cila është bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm për bashkëpunim në mes dy univerziteteve në fusha të shumta dhe nga më të ndryshmet. Përfaqësuesit e Univerzitetit të Szegedit u deklaruan për një mbështetje maksimale dhe të fuqishme sa i përket të gjitha aktiviteteve shkencore dhe arsimore që realizohen në kuadër të UNS-së, e vecanërisht e theksuan impresionimin e tyre nga mënyra se si UNS, si një univerzitet multikulturor ka sukses në promovimin dhe bashkimin e kulturave të ndryshme, religjioneve dhe nacionaliteteve. Diverziteti i tillë ekzistues në UNS ishte edhe një inspirim për Univerzitetin e Szegedit që të promovojë idenë e organizimit të shkollave verore pikërisht në Strugë, ku do të merrnin pjesë edhe studentë nga Univerziteti i Szegedit.
Përfaqësuesit e Univerzitetit të Szegedit ishin të informuar për strukturën e studentëve të UNS-së dhe një vëmendje e vecantë iu kushtua studenteve që vijnë nga R.Turqisë, për të cilët fituam bindjen se do të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe se të dy univerzitetet do të fillojnë të realizojnë programin e përbashkët, me të cilin, në vijë përfundimtare do të mundësohet përfitimi i diplomës së dyfishtë, gjegjësisht, do të realizohet duel degree- bashkëpunimi. Në takimin përkatës, përfaqësuesit e UNS-së dhanë propozimin , kurse nga ana e Univerzitetit të Szegedit u pranua menjëherë si ide, që në vitin akademik 2015/2016 të fillohet me realizimin e një programi të ri për bashkëpunim dypalësh në të tre nivelet e studimit- deridiplomike, posdiplomike dhe studime doktorature.
Pas perfundimit te takimit ne hapsirat e Rektoratit te Univerzitetit te Szegedit, Delegacioni I UNS-se kishte takime te vecanta me perfaqesues te secilit Fakultetet qe funskiononte ne kuader te Univerzitetit te Szegedit. Ne kete kuptim, u realizua edhe takimi me perfaqesues te Fakultetit te shkencave juridike dhe fakulultetit te shkencave politike ne kuader te Univerzitetit te Szegedit. Delegacioni i UNS-së u pranua nga ana e prof.dr. Mecei Peter- Prodekan për ceshtje strategjike dhe Prof.dr. Marton Suljok-kordinator për programe ndërkombëtare. Në takimin me përfaqësuesit e Fakultetit të shkencave juridike dhe politike ishte e mirëpritur ideja për fillim të një bashkëpunimi në mes të dy univerziteteve në dhënjen e diplomave të dyfishta. Në takim u theksua fakti se me këtë bashkëpunim do tu jepet një mbeshtetje e vecantë studenteve që vijnë nga Turqia. Përvec bashkëpunimit në sferën e diplomave të dyfishta, përfaqësuesit u dakorduan edhe për bashkëpunime të tjera në fusha të ndyshme, të cilave do tju vendoset një theks i vecantë gjatë vitit akademik 2015/2016.
Në fund të takimit, të dyja palët shprehën bindjet e tyre se për cdo gjë që ishin dakorduar në takimin e realizuar, shumë shpejtë do të fillojë të realizohet praktikisht dhe me sukses.
.

Lajmet e fundit