Marrëveshje për diploma të dyfishta në Fakultetin e Shkencave Ekonomike

MARRVESHJE PER DIPLOMA TE DYFISHTA DHE BASHKËPUNIM NË MË SHUMË FUSHA NË MES FAKULTETIT TË SHKENCAVE EKONOMIKE NË KUADËR TË UNS-së DHE FAKULTETIT TË SHKENCAVE EKONOMIKE NË KUADËR TË UNIVERZITETIT TË SZEGEDIT

Delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, e udhëhequr nga Kryetari i Bordit Drejtues të UNS-së, Prof.dr.Armen Kadriu, realizoi një vizitë zyrtare në Univerzitetin e Szegedit, që është pjesë e Listës së Shangajit si një ndër 500 univerzitetet më të mira në botë.
Krahas Kryetarit të Bordit Drejtues, në kuadër të delegacionit bënin pjesë edhe Prorektori për Arsim- Doc.Dr. Florida Veljanovska dhe deputeti i Parlamentit të R.Maqedonisë- Doc.dr. Ramiz Merko.Delegacioni i Univerzitetit te Szegedit ishte i përfaqësuar nga Prof.Dr.Katalin Naxh-Drejtor i sektorit për marrëdhënje ndërkombëtare, kurse ishin të pranishëm edhe Prof.dr. Kristina Karsai- Prorektor për arsim si dhe përfaqësues të Fakultetit të Shkencave juridike dhe politike, Fakultetit të shkencave ekonomike, përfaqësues të Fakultetit të teknologjisë informative dhe nga sektorët për marketing dhe marrëdhënje me publikun.
Në këtë takim fillimisht u diskutua për marrëveshjen për bashkëpunim e cila paraprakisht ishte realizuar në mes UNS-së dhe Univerzitetit të Szegedit, marrëveshje, e cila është bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm për bashkëpunim në mes dy univerziteteve në fusha të shumta dhe nga më të ndryshmet. Përfaqësuesit e Univerzitetit të Szegedit u deklaruan për një mbështetje maksimale dhe të fuqishme sa i përket të gjitha aktiviteteve shkencore dhe arsimore që realizohen në kuadër të UNS-së, e vecanërisht e theksuan impresionimin e tyre nga mënyra se si UNS, si një univerzitet multikulturor ka sukses në promovimin dhe bashkimin e kulturave të ndryshme, religjioneve dhe nacionaliteteve. Diverziteti i tillë ekzistues në UNS ishte edhe një inspirim për Univerzitetin e Szegedit që të promovojë idenë e organizimit të shkollave verore pikërisht në Strugë, ku do të merrnin pjesë edhe studentë nga Univerziteti i Szegedit.
Përfaqësuesit e Univerzitetit të Szegedit ishin të informuar për strukturën e studentëve të UNS-së dhe një vëmendje e vecantë iu kushtua studenteve që vijnë nga R.Turqisë, për të cilët fituam bindjen se do të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe se të dy univerzitetet do të fillojnë të realizojnë programin e përbashkët, me të cilin, në vijë përfundimtare do të mundësohet përfitimi i diplomës së dyfishtë, gjegjësisht, do të realizohet duel degree- bashkëpunimi. Në takimin përkatës, përfaqësuesit e UNS-së dhanë propozimin , kurse nga ana e Univerzitetit të Szegedit u pranua menjëherë si ide, që në vitin akademik 2015/2016 të fillohet me realizimin e një programi të ri për bashkëpunim dypalësh në të tre nivelet e studimit- deridiplomike, posdiplomike dhe studime doktorature.
Pas përfundimit të takimit në hapsirat e Rektoratit të Univerzitetit të Szegedit, Delegacioni i UNS-së kishte takime të vecanta me përfaqësues të secilit Fakultetet që funskionon në kuadër të Univerzitetit të Szegedit.

Në këtë kuptim, u realizua edhe takimi me përfaqësues të Fakultetit të shkencave ekonomike në kuadër të Univerzitetit të Szegedit. Delegacioni i UNS-së u mirëprit nga ana e Prof.dr. Vilmani Marton- Dekan i Fakultetit të shkencave ekonomike dhe prof.dr. Pustai Varga Ildiko- kordinator për bashkëpunim ndërkombëtar. Në takimin me përfaqësuesit e Fakultetit të shkencave ekonomike hasi në mbështetje ideja për fillimin e bashkëpunimit në mes të dy fakulteteve në sferën e dhënjes të diplomave të dyfishta. Gjithashtu ishte theksuar fakti se Fakulteti i shkencave ekonomike në kuadër të Univerzitetit të Szegedit vec më kishte ekperiencën e nevojshme lidhur me diplomat e dyfishta me Univerzitetin e Pavias dhe Univerzitetin e Normandisë, gjë që do të garantojë sukses për bashkëpunimin e ardhshëm që Univerziteti i Szegedit do të ketë me UNS-në. Përvec bashkëpunimit në sferën e diplomave të dyfishta, përfaqësuesit ranë dakord edhe për bashkëpunim lidhur me përgatitjen e përbashkët të biznes planeve nëpërmjet përfshirjes direkte të studentëve nga të dyja univerzitetet, më tej, do tju jepet mundësia doktorantëve që studijojnë në UNS të mund të përgatisin projektet e tyre shkencore në Univerzitetin e Szegedit dhe bashkëpunime të tjera në fusha të ndryshme të arsimit dhe shkencës. 
Në fund të takimit, të dyja palët e shprehen qëndrimin se cdo gjë për të cilën ranë dakord në këtë takim shume shpejtë dhe me sukses do të fillojë të realizohet edhe në praktikë.
Në fund, duhet te theksohet fakti se UNS jep të vetmen mundësi në R.Maqedonisë që studentët e tij të kenë mundesinë të fitojnë diploma nga një Univerzitet i cili ndodhet në Listën e Shangajit si një ndër 500 univerzitetet më të mira të botës. Pikërisht këtë e mundëson bashkëpunimi në sferën e diplomave të dyfishta.

Lajmet e fundit