Marrëveshje për diploma të dyfishta në Fakultetin e Teknologjisë Informative

MARRVESHJE PER DIPLOMA TE DYFISHTA DHE BASHKËPUNIM NË MË SHUMË FUSHA NË MES FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISE INFORMATIVE NË KUADËR TË UNS-së DHE FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISE INFORMATIVE NË KUADËR TË UNIVERSITETIT TË SZEGEDIT

Delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, e udhëhequr nga Kryetari i Bordit Drejtues të UNS-së, Prof.dr.Armen Kadriu, realizoi një vizitë zyrtare në Univerzitetin e Szegedit, që është pjesë e Listës së Shangajit si një ndër 500 univerzitetet më të mira në botë.
Krahas Kryetarit të Bordit Drejtues, në kuadër të delegacionit bënin pjesë edhe Prorektori për Arsim- Doc.Dr. Florida Veljanovska dhe deputeti i Parlamentit të R.Maqedonisë- Doc.dr. Ramiz Merko.Delegacioni i Univerzitetit te Szegedit ishte i përfaqësuar nga Prof.Dr.Katalin Naxh-Drejtor i sektorit për marrëdhënje ndërkombëtare, kurse ishin të pranishëm edhe Prof.dr. Kristina Karsai- Prorektor për arsim si dhe përfaqësues të Fakultetit të Shkencave juridike dhe politike, Fakultetit të shkencave ekonomike, përfaqësues të Fakultetit të teknologjisë informative dhe nga sektorët për marketing dhe marrëdhënje me publikun.
Në këtë takim fillimisht u diskutua për marrëveshjen për bashkëpunim e cila paraprakisht ishte realizuar në mes UNS-së dhe Univerzitetit të Szegedit, marrëveshje, e cila është bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm për bashkëpunim në mes dy univerziteteve në fusha të shumta dhe nga më të ndryshmet. Përfaqësuesit e Univerzitetit të Szegedit u deklaruan për një mbështetje maksimale dhe të fuqishme sa i përket të gjitha aktiviteteve shkencore dhe arsimore që realizohen në kuadër të UNS-së, e vecanërisht e theksuan impresionimin e tyre nga mënyra se si UNS, si një univerzitet multikulturor ka sukses në promovimin dhe bashkimin e kulturave të ndryshme, religjioneve dhe nacionaliteteve. Diverziteti i tillë ekzistues në UNS ishte edhe një inspirim për Univerzitetin e Szegedit që të promovojë idenë e organizimit të shkollave verore pikërisht në Strugë, ku do të merrnin pjesë edhe studentë nga Univerziteti i Szegedit.
Përfaqësuesit e Univerzitetit të Szegedit ishin të informuar për strukturën e studentëve të UNS-së dhe një vëmendje e vecantë iu kushtua studenteve që vijnë nga R.Turqisë, për të cilët fituam bindjen se do të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe se të dy univerzitetet do të fillojnë të realizojnë programin e përbashkët, me të cilin, në vijë përfundimtare do të mundësohet përfitimi i diplomës së dyfishtë, gjegjësisht, do të realizohet duel degree- bashkëpunimi. Në takimin përkatës, përfaqësuesit e UNS-së dhanë propozimin , kurse nga ana e Univerzitetit të Szegedit u pranua menjëherë si ide, që në vitin akademik 2015/2016 të fillohet me realizimin e një programi të ri për bashkëpunim dypalësh në të tre nivelet e studimit- deridiplomike, posdiplomike dhe studime doktorature.
Pas përfundimit të takimit në hapsirat e Rektoratit të Univerzitetit të Szegedit, Delegacioni i UNS-së kishte takime të vecanta me përfaqësues të secilit Fakultetet që funskionon në kuadër të Univerzitetit të Szegedit.

Në këtë kuptim, u realizua edhe takimi me përfaqësues të Fakultetit të teknologjise informative në kuadër të Univerzitetit të Szegedit. Delegacioni i UNS-së u mirëprit nga ana e Prof.dr. Dezco Horvat- Prodekan për cështje akademike dhe prof.dr. Zsolt Berecki- kordinator për bashkëpunim ndërkombëtar. Në takimin me përfaqesuesit e Fakultetit të teknologjisë informative u diskutua cështja për fillimin e bashkëpunimit në sferën e dhënjes të diplomave të dyfishta, e cila si ide hasi në përkrahje të fuqishme nga të dy palët. Gjithashtu, palët ranë dakord që nga viti akademik 2015/2016 të fillohet me këmbim të stafit akademik, gjegjësisht, profesorët e Univerzitetit të Szegedit të vijnë dhe të realizojnë leksione në UNS në tre ciklet e studimit por edhe të mund të jenë mentorë të disertacioneve të magjistraturës dhe doktoraturës. Gjithashtu, palët ranë dakord edhe për shkëmbim studentësh që si projekt mund të realizohet pa asnjë pengesë nga vetë fakti se leksionet zhvillohen në gjuhën angleze.
Në fund të takimit, të dy palët shprehën kënaqësinë që me shumë lehtësi të jenë dakord për bashkëpunim lidhur me një numër të madh cështjesh që janë themelore për një bashkëpunim më të sukseshëm dhe më të thellë për të dy univerzitetet.

Lajmet e fundit